Ekipi i Premier Leagues së Kuvajtit, Kazma, i ishte gëzuar shumë fitores 7:1 në miqësore ndaj skuadrës egjiptiane, Telephonat Beni Suef. Por më pas kishte zbuluar se rivali në atë ndeshje ishte një grup i lojtarëve amatorë që nuk kishte lidhje me skuadrën egjiptiane.
Organizatorët e lojës në qendrën stërvitore të Kazmas në qytetin egjiptian Alexandria, kanë kërkuar falje.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAta kanë thënë se janë mashtruar, duke menduar se skuadra rivale ka përfaqësuar ekipin Beni Suef, që luan në kategorinë e tretë të futbollit të Egjiptit.
Federata e Futbollit të Egjiptit ka thënë se do të punojë me zyrtarët e skuadrës së Kuvajtit për ta hetuar incidentin.
Tutje, Federata egjiptiane ka theksuar se nuk do të ketë më asnjë ndeshje miqësore pa lejen e saj.