Futboll

Egjipti kalon në çerekfinale të Kupës së Afrikës

egjipti

Egjipti i udhëhequr nga kapiteni Mohamed Salah ka siguruar kalimin në çerekfinale të Kupës së Afrikës.

Kalimin tutje e siguroi pas vazhdimeve dy herë nga 15 minuta. Mposhti Beninin me rezultat 3:1.

Koha e rregullt prej 90 minutave përfundoi baras, 1:1, ndërsa Egjipti në vazhdime shënoi dy gola. Golin për 2:1 e shënoi Yasser Ibrahim. Ai realizoi golin për 2:1 në minutën e 97-të të ndeshjes, kurse për 3:1 realizoi Salah. Ylli i Liverpoolit shënoi golin e tretë për Egjiptin në minutën e 124-t.

Golin e parë për Egjiptin e shënoi Marwan Attia në minutën e 69-të.

Për Beninin golin e vetëm e realizoi Jodel Dossou në minutën e 83-të.