Trajneri i Prishtinës, Emmanuel Egbo, pas ndeshjes është shprehur i dëshpëruar me humbjen ndaj Gjilanit.
“Në futboll nëse nuk shënon e pëson, neve na ndodhi kjo sot. Kur i ke shanset duhet t’i shfrytëzosh sa më mirë, por ne nuk i shfrytëzuam ato dhe kjo ndikoi në humbjen tonë”, deklaroi trajneri i Prishtines për “ArtMotion”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPrishtina u mposht me rezultatin 3:1 në stadiumin “Sami Kelmendi” në Lipjan.
“Bardhekaltrit” kanë humbur gjasat për top-treshe, ndërsa fokusi më i madh i tyre do të jetë Kupa e Kosovës.
Prishtina në gjysmëfinale të Kupës do të luajë kundër Dritës.
Ndeshja e parë është mbyllur pa gola, ndërsa gjithçka do të vendoset në Gjilan në javën e ardhshme.