Futboll

Edhe Xherdan Shaqiri shpërndan fotografi me lutje për Kosovën

Pray for Kosovo

Kapiteni i Baselit, Xherdan Shaqiri, është një tjetër lojtar i madh që ka reaguar pas vërshimeve të ditëve të fundit në Kosovë. Ai po ashtu ka shpërndarë një fotografi në Instagram me mbishkrimin “Lutuni për Kosovën”.

Më herët gjatë ditës ka reaguar edhe kapiteni i Zvicrës, Granit Xhaka.

Shaqiri dhe Xhaka gëzojnë simpati të madhe në Kosovë.

Legjenda e Zvicrës, Shaqiri, u lind në Gjilan.

Si Shaqiri ashtu edhe Xhaka vizitojnë shpesh Kosovën.