Mbrojtësi i Luganos, Albian Hajdari, pritet të bëjë transferim të madh së shpejti.
Për 22-vjeçarin së fundi në garë është përfshirë edhe skuadra e Bundesligës gjermane, Werder Bremen. Kështu të paktën ka raportuar “Bild”.
Klubi gjerman po kërkon qendërmbrojtës që luan me këmbën e majtë, që po ashtu mund ta mbulojë pozitën e mbrojtësit të krahut.
Hajdari mund të largohet nga Lugano për pesë milionë euro, në bazë të një klauzole që e ka në kontratën me klubin zviceran.
Bayer Leverkuseni, Torino, Lazio, Marseille dhe West Ham Unitedi janë po ashtu të interesuara për lojtarin shqiptar.