Muharrem Jashari ka shënuar edhe një tjetër gol në kampionatin elitar të Ukrainës.
Jashari me LNZ Cherkasyn të shtunën në mbrëmje fituan 2:0 ndaj Zorya Luhanskut, në ndeshjen e xhiros së 16-të.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoJashari në minutën e 18-të shënoi për 1:0. Ai bëri vrapim të shpejtë drejt zonës ku doli i vetëm përballë portierit kundërshtar. Dhe nuk gaboi.
Sipas faqes së specializuar për statistika të futbollistëve “transfermarkt”, Jashari në 16 ndeshje tani ka tri gola e gjashtë asistime në Premier Leaguen dhe Kupën e Ukrainës.
Ai u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 53-të, ndërsa u zëvendësua katër minuta para fundit.
Ajdi Dajko e kompletoi ndeshjen te vendësit.
LNZ Cherkasy mbetet lider pas 16 xhirove me 35 pikë.
VIDEO: