Trajneri serb i futbollit, Milosh Milojeviq ka përmendur Kosovën krahas Bosnjë-Hercegovinës, Serbisë e Kroacisë, derisa ka folur para ndeshjes mes Malmos suedeze dhe Cërvena Zvezdës së Beogradit. Dhe fakti që e ka thënë realitetin, përkatësisht e ka përmendur Kosovën si shtet të pavarur, nuk u ka pëlqyer komentuesve të shumtë në Serbi, shkruan mediumi i njohur boshnjak, "Oslobogjenje".
Milojeviq gjatë karrierës ka drejtuar si Malmon ashtu edhe Cërvena Zvezdën. Së fundi ishte te Sharjahu në Emiratet e Bashkuara Arabe, ndërsa aktualisht është pa angazhman.

Ai përmendi Kosovën derisa foli për grupet e tifozëve nga Ballkani në Suedi.
Deklarata e tij është përcjellë me fyerje të shumta në rrjetet sociale. Serbët e kanë sulmuar atë.
“Karton i kuq për deklaratën para ndeshjes”, ka shkruar njëri.
“Çka i është dashur kjo?”, ishte një tjetër koment.
“Ashtu si flet, ashtu edhe kemi luajtur me të. Debil”, ishte komenti i radhës, shkruan gazeta boshnjake.
Milojeviq ishte fyer në Serbi edhe pas deklaratës së Rey Manajt se ai e ka uruar për golin kundër Serbisë në Leskovc.
VIDEO: Deklarata e trajnerit serb
— Урош (@czbg1945) January 22, 2026