Viktor Gyokeres është sulmues i ri i Arsenalit.
Marrëveshja me Sportingun tashmë është arritur, njofton eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoGyokeres do të firmosë për pesë vjet me “topçinjtë”. Gyokeres transferohet për 65 milionë euro, plus 10 milionë në bonuse.
Suedezi ka insistuar për transferim tek Arsenali dhe tashmë po realizohet dëshira e tij.
27-vjeçari ka shkëlqyer te Sportingu në Portugali.
Më herët ishte te Brightoni, St. Pauli, Swansea dhe Coventry.
Për Suedinë i ka 15 gola në 26 ndeshje.
Gyokeres vlerësohet përforcim shumë i madh për skuadrën e trajnerit Mikel Arteta.