“Jam i lumtur te Sassuolo dhe do të doja të qëndroja”. Kështu ka deklaruar portieri i Kosovës në futboll, Arijanet Muriq, për mediumin e njohur italian “Corriere dello Sport”.
Muriq është titullar i padiskutueshëm në portën e Sassuolos, që të dielën nga ora 12:30 luan në udhëtim te Genoa, në ndeshjen e xhiros së 32-të të Serie A.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSassuolo është në mesin e tabelës me 42 pikë, ndërsa Genoa që po lufton për mbijetesë, i ka 33 pikë.
27-vjeçari Muriq në gusht të vitit të kaluar iu bashkua Sassuolos në formë huazimi nga Ipëich Toëni. Në Itali ka kontratë deri në përfundim të sezonit, por kjo mund të ndryshojë.
Muriq dëshiron qëndrimin në Serie A, ndërsa transferimi i tij mund të kompletohet për 10 milionë euro.
“E dua Italinë dhe e dua këtë klub. I kam borxh shumë Sassuolos dhe trajnerit Fabio Grossos. Erdha këtu nga një lëndim i rëndë, nuk kisha luajtur disa muaj dhe të gjithë menduan se unë kisha mbaruar. Isha afër që të shkoja në Turqi, por trajneri më bindi”, ka deklaruar Muriq.
Në Serie A ka shkëlqyer në ndeshjet e këtij sezoni. I ka bërë 112 pritje, që është rekord në Serie A, shkruajnë mediumet italiane. 76 prej këtyre gjuajtjeve ishin nga brenda zonës. Në gjashtë ndeshje e ka mbajtur portën e paprekur. Ishte “mes shtyllave” edhe në ndeshjet e Kosovës në plejofin për Botërorin 2026, në fitoren 4:3 ndaj Sllovakisë në Bratislavë dhe në disfatën 1:0 nga Turqia në Prishtinë, në fund të muajit mars.
Kjo e mbush me krenari shtatlartin e “Dardanëve”.
“Jam jashtëzakonisht i lumtur me pritjet që i kam bërë. Më e mira mund të jetë ajo kundër Lazios në ndeshjen e parë. Nuk e di se si e kam pritur gjuajtjen e Zaccagnit me kokë. Megjithatë, mendoj se mund të bëj edhe më mirë. Shumica e golave që i kemi pranuar kanë mundur të shmangen, por unë punoj për t’u përmirësuar”, ka thënë Muriq.
Sassuolo u promovua në këtë edicion në elitën italiane. Në vitin e kaluar bëri gara në Serie B. Por puna e madhe që prej para fillimit të sezonit, ka bërë që Sassuolo të jetë në mesin e tabelës. Tjetër përballje e vështirë e pret Sassuolon të dielën, por Muriq ka shpresë për një tjetër paraqitje dhe rezultat pozitiv me skuadrën e tij.