Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

E ardhmja e paqartë e Edon Zhegrovës

Edon Zhegrova

Edon Zhegrova

Me kontratën që i skadon pas një viti, e ardhmja e Edon Zhegrovës është e pasigurt. Kosovari nuk do ta vazhdoj kontratën e tij dhe klubi i Lillet mund ta shesë këtë verë në mënyrë që të përmirësojë situatën financiare pas transferimit të Marius Broholmit.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

I përshtatshëm për tregun

A është transferimi i Marius Broholmit një sinjal për largimin e tij? Duke mos u paraqitur me fanellën e Lillet që nga 14 dhjetori, Edon Zhegrova nuk e ka të garantuar vendin e titulluarit për edicionin e ri 2025/2026. Dhe kështu mund të largohet nga Lille qysh këtë verë, gjashtë muaj pas paraqitjes së tij të fundit.

Me një vit të mbetur në kontratën e tij, sulmuesi i krahut të djathtë, 26-vjeçari përfaqëson një nga vlerat më të mëdha të skuadrës në treg.

“Duke pasur parasysh situatën e tij kontraktuale, sigurisht që do të ketë një mundësi largimi”, pranoi Bruno Genesio në shkurt.

Ashtu si trajneri i tij, Lille është në dijeni të situatës dhe mund të jetë i interesuar për largimin me një tarifë të ulët, një vit pasi ua kishte mbyllur derën klubeve tjera pavarësisht rritjes së interesimit për të.

Hezitimi i klubeve të interesuara

Edhe pse interesimi është zbehur për shkak të problemeve fizike, situata e tij dhe profili i lojtarit mbeten aset serioz në treg. Javë më parë interesim shfaqën dy ekipet e Serie A, Atalanta dhe Napoli. Një mundësi tjetër është Bundesliga e Gjermanisë. Ai ëndërron të luajë një ditë në vendin e tij të lindjes dhe Leipzigu është përmendur në të kaluarën e largët.

Pa harruar klubet e Premier Leagues që kishin bërë përpjekje serioze një vit më parë. Por klubet e Premier Leagues hasën në kokëfortësinë e presidentit të Lillet, Olivier Letang. Ai dha lejen për ta blerë Marius Broholmin vetëm pak ditë pas hapjes së afatit kalimtar. Blerja u bë për të zëvendësuar Mitchel Bakkerin apo Edon Zhegrovën? Ardhja e tij gjithsesi përforcon idenë e largimi të Edon Zhegrovën, i cili e kishte informuar klubin se nuk do ta vazhdonte kontratën.

Ai shpesh ka dhënë sinjale se dëshira e tij është të paraqitet për ndonjë klub të madh evropian.