Sean Dyche është emëruar shef i shtabit teknik te skuadra e Premier Leagues, Nottingham Forest
Dyche e zëvendëson Ange Postecogloun që u shkarkua vetëm pas tetë ndeshjeve.
Anglezi Dyche me Nottinghamin ka nënshkruar kontratë deri në vitin 2027.
Kështu ka njoftuar klubi anglez të martën.
Dyche do të asistohet nga Ian Woan dhe Steve Stone. Të dy jnaë ish-lojtarë të Nottinghamit.
54-vjeçari Dyche ishte zhvilluar si futbollist te Nottinghami. Për ekipin e parë luajti një vit.
Dyche së fundi ishte trajner i Evertonit. Ka qenë trajner edhe i Burnleyt dhe i Watfordit.