Paulo Dybala e shënoi golin e vetëm të dielën mbrëma për Romën në fitoren 1:0 ndaj Sassuolos së portierit të Kosovës, Arijanet Muriq.
Muriq, i cili e mbajti portën e paprekur në dy ndeshje rresht në Serie A, u mposht nga argjentinasi Dybala në minutën e 16-të.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMuriq reagoi mirë duke e pritur tentimin e parë, por u mposht pas topit të kthyer.
Pavarësisht rasteve deri në fund të ndeshjes, gola nuk pati më. Ndeshja i takoi xhiros së tetë të elitës italiane.
Për Romën ishte fitorja e parë pas dy humbjeve të njëpasnjëshme në Serie A dhe në Ligën e Evropës.
Roma në vendin e dytë ka 18 pikë, aq sa edhe kampioni Napoli lider.
Sassuolo në vendin e 12-të mbetet me 10 pikë.