Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Dy të arrestuar dhe një i lënduar nga përleshja pas ndeshjes Prishtina e Re – Drenica

Dy të arrestuar dhe një i lënduar nga përleshja pas ndeshjes Prishtina e Re – Drenica

FOTO: Screenshot/FB

Policia e Kosovës ka konfirmuar se dy persona janë arrestuar dhe një tjetër është lënduar nga përleshja që shpërtheu pas përfundimit të ndeshjes së Superligës në futboll, Prishtina e Re – Drenica, e cila u luajt në Kampin Nacional të Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK) në Hajvali.

Ndeshja, e cila ishte shumë e rëndësishme për mbijetesë për të dyja skuadrat, prodhoi dramë edhe në fushë. Drenica fitoi 2:3. Prishtina e Re udhëhoqi në pjesën e parë 1:0, por pas minutës së 79-të, mysafirët shpërthyen me tri gola gati në fund të ndeshjes. Prishtina e Re në minutën e 102-të shënoi për 2:3.  

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në videot e postuara në rrjetet sociale pas përfundimit të ndeshjes u pa se tifozët e të dyja skuadrave u përfshin në rrahje. Aty shihet duke intervenuar edhe Policia.

Zëdhënësi i Policisë për Prishtinën, Enis Pllana, ka thënë se deri tash janë arrestuar dy persona dhe një tjetër ka pësuar lëndime.

Drenica me fitoren e sotme i ka 38 pikë në vendin e shtatë. Ka pesë pikë më shumë se Ferizaj dhe Llapi që rënditen në zonën e rënies përkatësisht barazhit, por e kanë nga një ndeshje më pak të luajtur. Janë edhe gjashtë ndeshje deri në fund.

Prishtina e Re mbetet në vendin e fundit me 28 pikë.