Rafael Leao shënoi dy gola për Milanin të dielën mbrëma ndaj Fiorentinas në fitoren 2:1, në ndeshjen e xhiros së shtatë të Serie A.
Dhe me golat e Leaos, Milani është ngjitur në vendin e parë në tabelë.
Robin Gosens e kaloi në epërsi Fiorentinan në minutën e 55-të.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPor, Leao në minutën e 63-të me gol të bukur nga distanca i barazoi fillimisht shifrat, e katër minuta para fundit, ishte i saktë nga penalltia për 2:1.
Për Leaon ishin golat e parë në “San Siro” pas 512 ditëve.
Për herë të fundit në shtëpi, në Serie A, kishte shënuar më 25 maj 2024 ndaj Salernitanas.
Milani i pari tani ka 16 pikë, një më shumë se Interi, Napoli dhe Roma.
Fiorentina në vendin e 18-të ka vetëm tri pikë në shtatë ndeshje.