Futboll

Van Dijk ia siguron tri pikë Liverpoolit

Virgil Van Dijk

Virgil van Dijk ka realizuar gol në minutën e 92-të dhe  ia ka siguruar  Liverpoolit tri pikë në shtëpi ndaj Atletico Madridit.

Liverpooli triumfoi 3:2. Van Dijk realizoi me kokë pas një goditje nga këndi. 

Andy Robertson (4’) dhe Mohamed Salah (6’) realizuan golat tjerë për Liverpoolin, derisa për Atleticon realizoi dy herë Marcos Llorente (45+3’, 81’).

Trajneri i Atleticos, Diego Simeone, u përjashtua me karton të kuq, pasi Van Dijk realizoi golin e fitores. Ai pati një konfrontim me tifozët e Liverpoolit. 

Goli i Van Dijk

 

Kartoni i kuq i Simeones:

Atletico përmbys rezultatin

19 o. më parë / 17 sht 2025 22:48
Atletico Madrid - Marcos Llorente

Photo: Associated Press

Atletico Madridi ka barazuar rezultatin në “Anfield” ndaj Liverpoolit. 

Marcos Llorente (81’) ka realizuar për Atleticon duke barazuar shifrat 2:2. Skuadra madrilene është kthyer nga disavantazhi 2:0.

Goli: 

Liverpooli në avantazh ndaj Atleticos

19 o. më parë / 17 sht 2025 21:56
Liverpool

Photo: Associated Press

Liverpooli është në avantazh 2:1 ndaj Atletico Madridit pas pjesës së parë të ndeshjes që po luhet në Anfield. 

Kampioni i Anglisë startoi furishëm duke shënuar dy gola të shpejt me anë të Andy Robertson (4’) dhe Mohamed Salah (6’). 

Për Atleticon realizoi Marcos Llorente (45+3’) në fund të pjesës së parë. 


Dy gola të shpejt të Liverpoolit

Liverpooli ka shënuar dy gola të shpejt kundër Atletico Madridit. Andry Robertson (4’) dhe Mohamed Salah (6’) realizuan për Liverpoolin në përballjen me Atletico Madridin.

 Liverpooli po kryeson 2:0 në “Anfield Road” në ndeshjen e xhiros së parë të Ligës së Kampionëve.