Gjilani nuk ka arritur ta regjistrojë fitoren e dytë rresht në Superligën e Kosovës në futboll.
Gjilani humbi para shikuesve të vet nga Malisheva me rezultat të thellë 3:1, në kuadër të javës së katërt të elitës së futbollit kosovar.
Mevlan Zeka kaloi Malishevën në epërsi në minutën e shtatë.
Por shpejt Gjilani barazoi rezultatin. Në minutën e 12-të golin për 1:1 e shënoi Armend Thaqi.
Megjithatë, në pjesën e dytë, Malisheva, shënoi dy gola të shpejtë për fitoren e parë të këtij edicioni në Superligë.
Në minutën e 72-të, Samuel Opeh shënoi për 2:1, kurse në minutën e 77-të, Altin Aliu për 3:1.
Malisheva është në vendin e tetë me katër pikë sa kanë edhe Gjilani një pozitë më lart dhe Drenica në vendin e gjashtë.
Malisheva sërish në epërsi
Malisheva ka kaluar sërish në epërsi 2:1 ndaj Gjilanit.
Samuel Opeh e shënoi golin e dytë për Malishevën.
Mbyllet baras pjesa e parë e ndeshjes Gjilani – Malisheva
Ka përfunduar baras 1:1 ndeshja ndërmjet Gjilanit dhe Malishevës.
Mysafirët kaluan në epërsi në minutën e shtatë me golin që e shënoi Mevlan Zeka.
Pesë minuta më pas, Armend Thaqi, i barazoi shifrat.
Dy gola të shpejt në Gjilan
Janë shënuar dy gola të shpejt në ndeshjen që po zhvillohet ndërmjet Gjilanit dhe Malishevës.
Mysafirët kaluan në epërsi në minutën e shtatë me golin që e shënoi Mevlan Zeka.
Pesë minuta më pas, Armend Thaqi, i barazoi shifrat.
Aktualisht rezultati është 1:1.