Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Dy gola të Sheshkos në fitoren e thellë të Leipzigut

Benjamin Sheshko

Sulmuesi slloven, Benjamin Sheshko, i ka shënuar dy gola për ta udhëhequr RB Leipzigun ndaj Augsburgut.

Ndeshja e së shtunës ishte e vlefshme për xhiron e pestë të Bundesligës.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Sheshko shpërtheu herët në ndeshje. Realizoi për 1:0 në minutën e 11-të dhe për 2:0 në minutën e 15-të.

Augsburgu humbi penallti në minutën e 27-të dhe në pjesën e dytë i pësoi edhe dy gola të tjerë.

Në minutën e 46-të, Lois Openda shënoi me asistim të Xavi Simons për 3:0. Simons në minutën e 57-të shënoi golin e fundit të takimit, ndërsa asistues ishte Sheshko.

Elvis Rexhbeçaj luajti deri në minutën e 68-të për Augsburgun, por nuk kishte ndonjë paraqitje për të mbajtur në mend.

Leipzigu i ka 11 pikë. Augsburgu mbetet me 4 pikë.