Sulmuesi Rey Manaj ka shënuar dy gola në Ligën e Kampionëve të Azisë për skuadrën nga Emiratet e Bashkuara Arabe, Al-Sharjah.
Al-Sharjahu në kuadër të raundit të parë të Championsit aziatik e mposhti Al-Gharafan e Katarit me rezultatin 4:3.
Manaj e ngushtoi rezultatin në 2:1 në minutën e 60-të. Ai fillimisht nuk u tregua i saktë nga pika e bardhë por konkretizoi nga topi i kthyer.
Në minutën e 91-të reprezentuesi i Shqipërisë e barazoi rezultatin në 3:3.
28-vjeçari shënoi supergol nga goditja e dënimit.
Manaj tek Al-Sharjahu u transferua në afatin kalimtar të verës nga Sivasspori turk për dy milionë euro.
⚽️ Sivasspor’un eski golcüsü Rey Manaj’dan Asya Şampiyonlar Ligi Elite’te mükemmel frikik golü!
— D-Smart Spor (@SporSmart_) September 15, 2025
Kendisinin ikinci, takımının üçüncü golü!#DSmart #DSmartGO pic.twitter.com/ZGpaHqZsHG