Taulant Seferi ka qenë në formë të mirë të premten mbrëma për skuadrën Bani Yas në elitën e futbollit të Emirateve të Bashkuara Arabe.
Bani Yas fitoi në shtëpi 4:2 ndaj Hattas në ndeshjen e xhiros së 21-të, kurse kontribut dha sulmuesi i krahut që përfaqëson Shqipërinë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSeferi shënoi në minutën e parë shtesë të pjesës së parë për 1:0 dhe në minutën e 51-të për 2:1.
Më pas asistoi në dy golat e fitores në minutën e 65-të dhe të 69-të.
Seferi e kompletoi ndeshjen dhe ishte më i miri në këtë ballafaqim.
Ai ka nëntë gola e tri asistime në edicionin aktual.
Bani Yas ka 22 pikë në vendin e nëntë.