Xhiroja e 22-të e Serie A karakterizohet me dy derbi të zjarrtë.
Juventus – Napoli dhe Roma – Milan janë dy ndeshjet më interesante në Itali këtë fundjavë, ndërsa rë katër skuadrat janë në garë për titullin e kampionit.
Juventus – Napoli luhet të dielën nga ora 18:00. Juve ka 39 pikë në vendin e pestë, kurse Napoli ka jatër pikë më shumë në pozitën e tretë.
Napoli është kampion në fuqi i Italisë. Por në katër ndeshjet e fundit në elitë ka një fitore dhe tri barazime. Barazimet e fundit e kanë lënë pak prapa në garën për titull.
Napolitanët ndaj Juves do të jenë pa liderin e mbrojtjes, Amir Rrahmanin, i cili është i lënduar. Ndërkohë për “zonjën e vjetër” kontribut mund të jap sulmuesi Edon Zhegrova. Juve u mposht në xhiron e kaluar nga Cagliari, 1:0.
Napoli ka fituar katër nga gjashtë ndeshjet e fundit ndaj Juventusit.
Do të jetë ndeshje ku trajnerët, do të ballafaqohen me skuadrat që i kanë udhëhequr më herët. Conte te Juventusi dhe Spalletti te Napoli kishin suksese.
Te Napoli pos Rrahmanit, të lënduar janë edhe Matteo Politano, David Neres, Kevin De Bruyne, Frank Anguissa, Billy Gilmour dhe Alex Meret.
Të dielën nga ora 20:45 luhet edhe derbi tjetër ndërmjet Romës dhe Milanit.
Milani i dyti i ka 46 pikë. Roma e katërta i ka katër pikë më pak.
Roma të enjten e mposhti Stuttgartin 2:0 për të bërë hap para drejt një të tetës së finales në Ligen e Evropës. Në kampionat, Roma ka tri fitore radhazi.
Nga ana tjetër, Milani nuk di për humbje në 20 ndeshjet e fundit në kampionat. Te “kuqezinjtë” aktivizohet Ardon Jashari.