Interi e festoi titullin e 20-të në elitën e futbollit të Italisë të hënën, kurse festa do të vazhdojë edhe të dielën në shtëpi kundër Torinos.
Inter – Torino luhet të dielën në mesditë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPor, vëmendja e kësaj fundjave do të jetë te dueli i së shtunës që luhet nga ora 18:00.
Dy skuadrat e mëdha italine, Juventusi e Milani, ballafaqohen mes vete në ndeshjen derbi të xhiros së 34-t.
Interi i pari ka 86 pikë.
Milani është i dyti me 69 pikë, kurse Juventusi i treti ka 64 pikë.
Milani do të mundohet që ta ruajë pozitën e dytë në tabelë, kur kanë mbetur edhe pesë ndeshje deri në fund të kampanjës.
Milani humbi në ndeshjen e parë nga “bardhezinjtë” në ndeshjen e parë në tetor.
Ndeshje tjetër e fortë do të luhet mes Napolit, kampionit të edicionit të kaluar, dhe Romës.
Napoli – Roma luajnë të dielën në ndeshjen që nis në orën 18:00.
Napoli është i teti me 49 pikë, kurse Roma ka 58 pikë në vendin e pestë.
Napolitanët kërkojnë vendin që dërgon në garat evropiane në edicionin tjetër.
Garë të fortë për vendin e Championsit po zhvillon Bologna, që aktualisht zë vendin e katërt me 62 pikë. Bologna e pret Udinesen të dielën nga ora 15:00.