Kastriot Imeri ka kontribuar me dy asistime në fitoren e skuadrës së Thunit.
Thuni të dielën e mposhti në udhëtim Servetten me rezultatin 3:1. Ndeshja i takoi xhiros së 23-të të elitës zvicerane të futbollit.
Thuni vazhdon të jetë në pozitën e parë me 52 pikë.
Mesfushori Imeri fillimisht asistoi te goli i parë të cilin e realizoi Elmin Rastoder në minutën e 40-të.
25-vjeçari asistoi edhe te goli i dytë në minutën e 47-të. Marco Burki ishte autori i golit të dytë.
Imeri luajti deri në minutën e 70-të dhe ishte më i dalluari në ndeshje.
Bashkëlojtari i Imerit, Valmir Matoshi, luajti vetëm në 45 minutat e para.
Imeri këtë edicion ka katër gola dhe pesë asistime.