Mikel Arteta ka thënë se paraqitja e 15-vjeçarëve Max Dowman dhe Marli Salmon, ka qenë e jashtëzakonshme.
Dowman dhe Salmon u paraqitën të mërkurën në fitoren 1:0 të Arsenalit ndaj Milanit në ndeshjen hapëse parasezonale në Singapor.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTek Arsenali luajtën transferimet e verës, Martin Zubimendi, Christian Norgaard dhe Kepa Arrizabalaga.
Bukayo Saka e shënoi golin e vetëm në përballje, në minutën e 53-të. Ai u asistua nga Jakub Kiwior.
Pavarësisht rezultatit, skuadrat u pajtuan që të gjuajnë edhe penallti. Milani në ekzekutimin e penalltive fitoi 6:5. Portieri 20-vjeçar, Lorenzo Torriani, i priti tri nga nëntë penalltitë e lojtarëve të Arsenalit.
Ndërkohë, Salmon gjuajti jashtë.
“Rossonerëve” u munguan lojtarët kryesorë si Youssouf Fofana, Luka Modriq e Santiago Gimenez.