Përditësim, 18:32 - Dukagjini e ka shënuar fitoren e dytë rresht në Superligën e Kosovës në futboll.
Klubi nga Klina të dielën pasdite fitoi 1:0 ndaj Malishevës në udhëtim.
Kjo ndeshje i takoi xhiros së tretë të elitës kosovare të futbollit.
Altin Merlaku e realizoi golin e fitores për Dukagjinin në minutën e 63-të.
Dukagjini edhe në xhiron e kaluar fitoi ndaj Gjilanit kurse në javën e parë u mposht Prishtina. Malisheva është ende pa fitore.
Në dy ndeshjet e kaluara barazoi me Ballkanin dhe u mposht nga Prishtina e Re.
Dukagjini në epërsi ndaj Malishevës
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSkuadra e Dukagjinit ka kaluar në epërsi ndaj Malishevës.
Për 1:0 realizoi Altin Merlaku në minutën e 63-të.