Futboll

Zulfiu shkëlqen në fitoren e Dukagjinit

Dardan Morina

Iljasa Zulfiu ka shënuar dy gola në fitore 3:0 të Dukagjinit kundër Drenicës të dielën.

Ndeshja e zhvilluar në Klinë i takoi xhiros së 14-të të Superligës së Kosovës në futboll.

Zulfiu shënoi dy golat e parë për Dukagjinin, në minutat 25 dhe 39-të.

Golin e tretë për klinasit e realizoi Dardan Morina në minutën e 70-të.

Me fitoren kundër Drenicës, Dukagjini është ngritur në vendin e tretë e 23 pikë sa kanë edhe Ballkani dhe Drita.


Dukagjini po e mposht thellë Drenicën

Dukagjini e ka shënuar edhe golin e tretë ndaj Drenicës.

Për 3:0 shënoi Dardan Morina në minutën e 70-të.

Ndeshja i takon xhiros së 14-të të elitës së futbollit kosovar.


Dukagjini dyfishon shifrat

Dukagjini i ka dyfishuar shifrat ndaj Drenicës. Pas një pasimi të bukur nga Altin Merlaku, Iljasa Zulfiu nga afërsia shënoi për 2:0 në minutën e 41-të.


Dukagjini në epërsi ndaj Drenicës

Dukagjini ka kaluar në epërsi ndaj Drenicës, në ndeshjen që është e vlefshme për javën e 14-të të Superligës së Kosovës. 

Elton Basri e realizoi golin e epërsisë për skuadrën nga Klina në minutën e 25-të.