Armand Duka pritet ta udhëheqë edhe për katër vjetë të ardhshëm Federatën Shqiptare të Futbollit.
“Për postin e Presidentit të FSHF-së, është regjistruar kandidatura e z. Armand Duka, i propozuar nga 33 anëtarë të federatës”, shkruan në njoftimin e FSHF-së.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAsambleja e Përgjithshme Zgjedhore e FSHF-së do të mbahet më 16 shkurt nga ora 10:00 në “Shtëpinë e Futbollit” në Tiranë.
Gjatë Asamblesë do të zgjidhen presidenti dhe anëtarët e Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së për mandatin e ri katërvjeçar.
Ndër kandidatët për anëtar të KE të FSHF-së është edhe gazetari Blendi Fevziu.