Futboll

Fitorja e parë për kampionen në Superligë

Drita

Kampionia e Kosovës në futboll, Drita, e ka shënuar fitoren e parë në Superligën e Kosovës në futboll.
Dy golat që ia siguruan fitoren ekipit të drejtuar nga tekniku shkupjan, Zekirija Ramadani, i shënuan dy sulmuesit, Veton Tusha dhe Arb Manaj.

Ndeshja Drita – Prishtina e Re, u zhvillua të dielën në fushën me bari artificial në Gjilan. I takoi xhiros së pestë të Superligës në futboll.

Tusha kaloi Dritën në epërsi në minutën e 28-të, derisa Manaj shënoi golin për 2:0 në minutën e 63-të.
Prishtina e Re më pas shënoi në minutën e 82-të golin për 2:1, rezultat me të cilin përfundoi edhe takimi i luajtur në Gjilan.

Drita është në vendin e tetë me pesë pikë nga pesë ndeshje. Prishtina e Re zë vendin e gjashtë me gjashtë pikë.


Kampionia në epërsi pas pjesës së parë

(E përditësuar) - Kampionia e Kosovës në futboll, Drita, e ka mbyllur me epërsi minimale 1:0, pjesën e parë të ndeshjes kundër Prishtinës së Re.

Kjo ndeshje po luhet në fushën me bari artificial në Gjilan dhe i takon javës së pestë të elitës së futbollit kosovar.

Golin e vetëm në pjesën e parë e shënoi sulmuesi i krahut, Veton Tusha. Ai realizoi golin e vetëm për Dritën në minutën e 28-të.


Drita në epërsi ndaj Prishtinës së Re

Kampionia në fuqi e Kosovës, Drita, ka kaluar në epërsi ndaj Prishtinës së Re.

Veton Tusha realizoi për 1:0 në minutën e 28-të.

Kjo ndeshje i takoi xhiros së pestë të elitës së futbollit kosovar.