Drita ka njoftuar të premten pasdite se e ka ndërprerë bashkëpunimin me qendërmbrojtësin Endrit Morina.
“Mbyllim bashkëpunimin me futbollistin tonë, Endrit Morina. Klubi ynë e falënderon Endritin për kontributin gjatë kohës sa ishte pjesë e klubit tonë duke i uruar shumë suksese. Faleminderit Endrit Morina”, ka shkruar Drita të premten.
Qendërmbrojtësi 24-vjeçar ishte transferuar në korrik të vitit të kaluar nga Feronikeli 74. Ai është zhvilluar si futbollist në Zvicër.
Morina i luajti nëntë ndeshje në të gjitha garat në këtë edicion.