Drita mëson kundërshtarin e plejofit të fazës nokaut
Drita e ka mësuar të premten kundërshtarin e plejofit të fazës nokaut të Ligës së Konferencës, në shortin e tërhequr në Nyon të Zvicrës. Drita do të përballet me Celjen sllovene.
Drita e përfundoi fazën e ligës në Ligën e Konferencës në pozitën e 20-të, me tetë pikë. Ishte sukses historik, ndërsa kjo u arrit në debutimin e skuadrës gjilanase.
Kampionia e Kosovës do të jetë vendëse në ndeshjen e parë që luhet më 19 shkurt në stadiumin “Fadil Vokrri”, ndërsa kthyese do të luhet në udhëtim më 26 shkurt.
Mësohet rruga se me kë mund të luajë Shkëndija në rast të kualifikimit
Shkëndija e Tetovës do të luajë kundër Samsunsporit turk në plejofin e fazës nokaut të Ligës së Konferencës.
Në rast të kalimit tutje të këtij kundërshtari, kampionia e Maqedonisë së Veriut do të përballet me fituesin e ndeshjes Shakhtar Donetsk – Rayo Vallecano, në 1/8 e finales.
Mësohet rruga se me kë mund të luajë Drita në 1/8 e finales
Në rast të kalimit të Celjes sllovene, Drita e Gjilanit do të luajë kundër Spartës së Pragës apo AEK-ut të Athinës, në 1/8 e finales së Ligës së Konferencës.
Kampionia e Kosovës do të jetë vendëse edhe në ndeshjen e parë të asaj faze të garës, në rast të avancimit tutje.
Te Sparta e Pragës luan Albion Rrahmani. Rrahmani ka luajtur disa herë kundër Dritës, sa ishte futbollist i Ballkanit në elitën e futbollit kosovar.
Shkëndija kundër Samsunsporit
Shkëndija e Tetovës do të përballet me skuadrën turke, Samsunspor, në ndeshjen e plejofit të fazës nokaut të Ligës së Konferencës.
Kështu është vendosur pas shortit të tërhequr në Nyon të Zvicrës të premten.
Shkëndija është vendëse në ndeshjen e parë që luhet në Shkup më 19 shkurt, kurse dueli kthyes luhet në Turqi më 26 shkurt.
Edhe për Shkëndijën e Tetovës ishte debutim në këtë garë.
Shkëndija përfundoi e 22-ta në fazën e ligës në Ligën e Konferencës. I pati shtatë pikë.
Samsunspori i 12-ti i kishte 10 pikë.