Futboll

Drita triumfon në derbi ndaj Prishtinës

Drita

Drita e ka fituar derbin ndaj Prishtinës të mërkurën në Gjilan, në ndeshjen që i dha fund stinorit vjeshtor të Superligës së Kosovës.

Kampioni në fuqi triumfoi me rezultat të pastër 2:0, duke i shënuar të dy golat në pjesën e parë të takimit.

Skuadra e drejtuar nga Zekirija Ramadani e zhbllokoi rezultatin në minutën e 26-të, kur mbrojtësi Jorgo Pëllumbi realizoi për 1:0. Vetëm tri minuta më vonë, Raddy Ovouka (29’) dyfishoi epërsinë, rezultat që mbeti i pandryshuar deri në fund të ndeshjes.

Me këtë fitore, Drita e mbyll stinorin vjeshtor në vendin e katërt me 29 pikë, po aq sa ka edhe Dukagjini në pozitën e tretë.

Në anën tjetër, për Prishtinën po vazhdon forma e luhatshme që nga emërimi i Afrim Tovërlanit në krye të skuadrës. Kryeqytetasit renditen në vendin e dytë me 30 pikë, tri më pak se lideri Ballkani.Top of Form


Drita me epërsi prej dy golash në pjesën e parë ndaj Prishtinës

Drita po udhëheq 2:0 pas pjesës së parë të ndeshjes së mbetur ndaj Prishtinës prej xhiros së 13-të të Superligës së Kosovës në futboll.

Jorgo Pëllumbi shënoi golin e parë. Mbrojtësi realizoi golin e epërsisë në minutën e 26-të.

Vetëm dy minuta pas tij shënoi Raddy Ovouka.