Futboll

Drita liron Salifu Ibrahimin

Salifu Ibrahimi

Kampionia e Kosovës në futboll, Drita e Gjilanit, ka shkëputur kontratën me Salifu Ibrahimin.

“Klubi ynë e falënderon Salifun për kontributin gjatë kohës së kaluar te ne dhe i uron shumë suksese në vazhdimin e karrierës së tij”, shkruan në njoftimin e Dritës.

25-vjeçari nga Gana pati pak hapësirë te gjilanasit. Ai luajti vetëm tetë ndeshje, ndërsa shënoi një gol dhe asistoi dy herë.