Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Drenicës i bashkohet portieri i talentuar nga Gjermania

Rion Meha

Portieri i talentuar që vjen nga Gjermania, Rion Meha, është përforcimi i radhës te skuadra e Drenicës.

Meha është 17-vjeçar dhe së fundi luajti për të rinjtë e Ingolstadtit.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ai është pjesë e Përfaqësueses U17 të Kosovës.

“Ky talent premtues i portës, tashmë pjesë e Dardanëve U17, do ta mbrojë me krenari fanellën kuqezi dhe do të jetë shtyllë e fortë për të ardhmen e klubit tonë.

Mirë se erdhe në Skenderaj, Rion”, ka shkruar Drenica të premten.

Drenica ka bërë shumë ndryshime në skuadër. Ka transferuar edhe disa futbollistë të tjerë.

Drenica ka luajtur dy ndeshje në Superligë. Ka një barazim dhe një fitore. Barazoi pa gola me Llapin dhe fitoi 1:0 ndaj Prishtinës së Re.