Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Drenica s’lejon befasi ndaj Ferizajt

Drenica

Drenica nuk ka lejuar befasi ndaj Ferizajt dhe ka fituar të dielën në stadiumin “Bajram Aliu” në Skenderaj, para tifozëve të vet. 

Drenica fitoi 3:2 me rikthim të rezultatit dhe mbetet në pozitën e shtatë me 47 pikë. Ferizaj, që tashmë është përshëndetur edhe matematikisht nga elita e futbollit kosovar, është i parafundit me 36 pikë. 

Dy gola në fitoren e Drenicës i shënoi Kreshnik Uka, ndërsa një tjetër e realizoi Igball Jashari. 
Drenica kaloi në epërsi 1:0 me golin e Ukës në minutën e 20-të. 

Më pas, Ferizaj i shënoi dy gola të shpejtë. Në minutën e 52-të realizoi Dior Gërbovci, ndërsa tre minuta më vonë shënoi edhe Gueye Arfangun. 

Pas një ore lojë, Igball Jashari realizoi për 2:2 me asistim të Ukës. Goli u pranua pas konfirmimit nga VAR-i, pasi dyshohej për pozitë jashtë loje. 
 

rejt në fund të ndeshjes, përkatësisht në minutën e 89-të, Uka shënoi tjetër gol për fitoren 3:2. 
Uka është golashënuesi më i mirë i kampionatit me 19 gola.
 

Lexo përditësimet tjera
Superliga e Kosovës

S'ka befasi, gara për t'i ikur barazhit bartet në xhiron e fundit