Futboll

Dëshpëron kampionia, tjetër humbje në Superligë

Drenica-Drita

Kampionia e Kosovës në futboll, Drita, ka pësuar humbjen e dytë në Superligën e Kosovës në futboll.

Drita pësoi disfatë shokuese të mërkurën në Gjilan nga Drenica.

Ndeshja Drita – Drenica ishte ndeshje e mbetur. I takoi xhiros së parë të elitës së futbollit kosovar.
Altin Vojvoda, pesë minuta para fundit të pjesës së parë, realizoi për 1:0. Ai shënoi me goditje të bukur nga zona.

Drita e ka siguruar paraqitjen në fazën e ligës, në Ligën e Konferencës. Por, në katër ndeshje në Superligë ka dy humbje e dy barazime. Humbje pësoi nga Ferizaj 1:0, ndërsa barazoi 2:2 me Prishtinën e 1:1 me Llapin.

Drita është në vendin e nëntë me dy pikë, sa ka edhe Llapi.

Drenica është ngritur në vendin e katërt me shtatë pikë nga katër ndeshje. Shtatë pikë i ka edhe Prishtina në vendin e tretë.


Drenica shokon Dritën në Gjilan

Drenica ka shkuar në pushim mes pjesëve me një gol epërsi ndaj Dritës, kampiones së Kosovës.

Altin Vojvoda, pesë minuta para se të përfundojë pjesëloja e parë, realizoi për 1:0. Ai shënoi me goditje të bukur nga zona.

Ndeshja i takon xhiros së parë të Superligës, që nuk u zhvillua për shkak të angazhimit të Dritës në kualifikimet e kupave evropiane.

Drita e ka siguruar paraqitjen në fazën e ligës, në Ligën e Konferencës.


Drenica po e befason Dritën në Gjilan

Altin Vojvoda ka realizuar supergol për Drenicën ndaj Dritës, në ndeshjen e mbetur të xhiros së parë të Superligës së Kosovës. 

Vojvoda në minutën e 40-të, me plasim të përkryer të topit nga zona, e mposhti portierin Faton Maloku për 1:0.