Megzon Visoka nuk është më trajner i Drenicës së Skënderajt.
Visoka të martën mbrëma njoftoi se “kryesia e klubit, pas analizës së performancës sportive dhe rrjedhës së deritashme të kampionatit, ka arritur në përfundim se klubi nuk është në rrugën e dëshiruar dhe ka kërkuar që të ndërpresim bashkëpunimin”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSipas tij, pas kësaj kërkese është vendosur për t’i ndarë rrugët.
Drenica është e dyta në Grupin A të Ligës së Parë me 18 pikë nga tetë ndeshje. Ka një pikë më pak se Vëllaznimi e një më shumë se Trepça.
Drenica nuk ka pësuar asnjë humbje në tetë ndeshjet e para, si asnjë skuadër tjetër në Superligë dhe në Ligën e Parë. Por drejtuesit e klubit kanë vendosur për ndryshim.