Futboll

Drejtori sportiv i Bayernit e vlerëson shumë Asllanin

Fisnik Asllani

Drejtori sportiv i Bayern Munchenit, Christoph Freund, ka folur për sulmuesin e Kosovës, Fisnik Asllanin.

23-vjeçari Asllani është duke kaluar formë shumë të mirë me skuadrën e Hoffenheimit. Në 13 ndeshjet e zhvilluara në të gjitha garat këtë edicion ka shënuar gjashtë gola dhe ka bërë tri asistime.

Freund në një intervistë të premten për “Sky Sport” e ka vlerësuar shumë Asllanin.

“Ai është një lojtar i mirë, shënon shumë gola. Është një djalosh i zgjuar që është zhvilluar mirë. Ai ka pasur disa periudha huazimi”, u shpreh 48-vjeçari Freund.

Mediumet gjermane më herët kanë raportuar se Bayerni dhe Borussia Dortmundi kanë shprehur interesim që ta blejnë kartonin e Asllanit.

Për sulmuesin e qendrës është raportuar se interesim ka edhe nga Barcelona.

Asllani me Hoffenheimin ka kontratë deri në vitin 2029.