Në finale i shënoi dy gola dhe bëri një asistim. Dhe 19-vjeçari i PSG-së, Desire Doue, është lojtari më i mirë i ri i edicionit 2024/2025 në Ligën e Kampionëve.
“Doue ka qenë zbulim i këtij stinori”, kanë thënë ekspertët e UEFA-s, që edhe bënë përzgjedhjen.
“Ai bëri përparim të jashtëzakonshëm në fazën nokaut. Në finale bëri paraqitje që i siguroi çmimin e lojtarit të ndeshjes. U bë adoleshenti i parë që shënoi dy herë në finale. Është mirë të kesh modele që mund të inkurajojnë lojtarë të tjerë të rinj që të shkëlqejnë në të ardhmen”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoDoue shënoi kundër Salzburgut në fazën e ligës dhe ndaj Brestit dhe Aston Villas në fazën eliminatore të Championsit. Por bëri të gjithë për vete me paraqitjen në finalen e së shtunës në Munih.
“Nuk mund të besoj se çka ndodhi. Bëmë histori për klubin në futbollin francez, në futbollin evropian”, ka thënë Doue për UEFA-n.
“Ishte një sezon i shkëlqyer. Jemi një ekip i shkëlqyer dhe e dëshmuam këtë. Ende duhet të kuptoj se kemi fituar Ligën e Kampionëve dhe që kemi rishkruar historinë e klubit. Është thjesht e mahnitshme”, ka shtuar Doue.
Ai u transferua te PSG-ja vitin e kaluar nga Rennesi.
