Futboll

Dortmundi siguron fazën nokaut të Botërorit

Dortmundi përballë Barcelonës në çerekfinale

Foto: Associated Press

Dortmundi e ka siguruar fazën nokaut të Kupës së Botës për Klube, pas fitores ndaj Ulsanit.

Të mëkrurën mbrëma, Dortmundi fitoi ndaj ekipit jugkorean 1:0.

Mesfushori 23-vjeçar, suedezi Daniel Svensson, e realizoi golin e fitores në minutën e 36-të. Ai u asistua nga vëllai i vogël i Jude Bellinghamit, Jobe Bellingham.

Ndeshja u zhvillua në Cincinnati, ndërsa i takoi Grupit F të Botërorit të klubeve.

Dortmundi avancon tutje me shtatë pikë pas tri ndeshjeve. Ulsani eliminohet pa asnjë pikë të fituar.