Një Bellingham i ri i bashkohet Borussia Dortmundit. Skuadra gjermane ka njoftuar të martën se ka kompletuar transferimin e Jobe Bellinghamit nga ekipi i Sunderlandit. Jobe është vëllai i vogël i yllit të Real Madridit, Jude Bellingham. Ai ka nënshkruar kontratë deri në vitin 2029 dhe sipas mediumeve gjermane, Dortmundit i ka kushtuar blerja e Bellinghamit rreth 30 milionë euro. Sunderlandi ka ruajtur 15 për qind të kartonit të Bellinghamit.
Te Dortmundi e kanë vlerësuar lart Bellinghamin.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMesfushori qendror ishte një nga lojtarët më të mirë të Sunderlandit në Championship. Sunderlandi edicionin e ri do të paraqitet në Premier League.
Jude Bellingham kishte luajtur për tre vjet te Dortmundi. Në vitin 2023 iu bashkua Realit.