Borussia Dortmundi është i interesuar për ta transferuar Jobe Bellinghamin nga Sunderlandi, ka shkruar Sky Sport i Gjermanisë të shtunën.
Udhëheqësit e Dortmundit, përfshirë Lars Rickenin dhe trajnerin Niko Kovaç, kanë qenë në Angli të mërkurën, ku thuhet se kanë nisur bisedimet për të.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoJobe Bellingham ka kontratë me Sunderlandin deri në vitin 2028.
Jobe është vëllai i vogël i Jude Bellinghamit që luan te Real Madridi.
Dortmundi në vitin 2020 e kishte blerë Jude Bellinghamin nga Birminghami.
Jude Bellingham te Dortmundi luajti për tri edicione e më pas kaloi te gjiganti spanjoll.
Jobe Bellingham ka katër gola e tri asistime në 40 paraqitje për Sunderlandin në edicionin aktual.