Borussia Dortmund ka fituar të shtunën ndeshjen me gjashtë gola ndaj skuadrës nga Afrika e Jugut, Mamelodi Sundowns, të vlefshme për Grupin F në Kupën e Botës për Klube.
Gjermanët fituan 4:3 për të siguruar trepikëshin e parë.
Afrikanët kaluan në epërsi përmes Lucas Ribeiros në minutën e 11-të, para se Dortmundi të rikthehej fuqishëm me tre gola në pjesën e parë. Realizuan Felix Nmecha, Serhou Guirassy dhe Jobe Bellingham, për të cilin ishte goli i parë në fanellën e Dortmundit. Ai është vëllai i yllit të Realit, Jude Bellingham.
Në pjesën e dytë, Dortmundi thelloi epërsinë falë autogolit të Mudaut.
Ndërkaq afrikanët u kthyen në lojë me dy gola të tjerë nga Iqraam Rayners dhe Lebo Mothiba, por jo mjaftueshëm për të nxjerrë pikë.
Në Grupin F, tani Dortmundi prin me katër pikë. Mamelodi Sundowns ka tri në pozitën e dytë. Fluminense ka një në vendin e tretë dhe Ulsani i fundit pa pikë.