Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Dortmundi, çerekfinalisti i fundit

Guirassy

Serhou Guirassy ka shënuar dy gola të hershëm, ndërsa Borussia Dortmundi është bërë çerekfinalisti i fundit i Kupës së Botës për Klube në futboll.

Në Atlanta, në praninë e 31 mijë shikuesve, skuadra gjermane fitoi 2:1 ndaj Monterreyt të Meksikës.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Guirassy shënoi në minutën e 14-të dhe të 24-t për epërsinë 2:0 të skuadrës së verdhë. German Berterame shënoi në minutën e 48-të për Monterreyn, por meksikanët nuk ia dolën të barazojnë rezultatin.

Tashmë janë përcaktuar të gjitha ndeshjet çerekfinale.

Dortmundi luan ndaj Real Madridit më 5 korrik.

Çerekfinalet tjera janë: Fluminense – Al Hilal, Palmeiras – Chelsea, PSG – Bayern.