Kontrata e portierit italian, Gianluigi Donnarumma me Paris Saint-Germainin përfundon pas një viti. Negociatat për vazhdimin e saj kanë ngecur dhe tashmë ka raportimer se 26-vjeçari mund të largohet këtë verë nga fituesi i Ligës së Kampionëve.
Donnarumma vlerësohet shumë i rëndësishëm për Parisin, por klubi francez tashmë ka gjetur pasardhësin e tij potencial.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“L’Equipe” ka shkruar se PSG-ja po zhvillon bisedime konkrete me Lucas Chevalier, portierin e Lille. Ka raportime që tashmë është arritur marrëveshje pesëvjeçare me portierin rezervë të Francës.
Lille po kërkon 40 milionë funte për Chevalierin.