Gianluigi Donnarumma është edhe më afër për t’u bërë portier i Manchester Cityt.
Raportimet në Itali bëjnë të ditur se Galatasaray ka ofruar 10 milionë euro për portierin brazilian, Ederson.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoLargimi i Edersonit në këtë afat kalimtar veror, e hap rrugën për Donnarumman te City, pavarësisht se skuadra e kaltër ka transferuar James Traffordin.
Donnarumma u largua nga Paris Saint-Germaini në këtë verë, lëvizje që u vlerësua e befasishme.
Ai ishte transferuar në vitin 2021 nga Milani te klubi parisien.
Me PSG-në, Donnarumma e fitoi katër herë titullin, dy herë KUpën e Francës, tri herë trofeun e kampionëve në Francë, Ligën e Kampionëve, si dhe ishte nënkampion i Botërorit të klubeve të mbajtur këtë verë në SHBA.