Presidenti i SHBA-së, Donald Trump ishte në stadium për finalen e Kupës së Botës për Klube.
Chelsea bëri befasi të madhe duke fituar 3:0 ndaj PSG-së.
Pas ndeshjes, Trump dhe presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, ndanë medaljet për lojtarët e Chelseat.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPresidenti Trump ndau po ashtu kupën e kampionit për kapitenin e Chelseat.

Por pasi ndau kupën, Donald Trump nuk u largua nga skena siç bëhet zakonisht nga personalitetet që dorëzojnë trofeun. Ai mbeti në skenë dhe festoi bashkë me lojtarët e Chelseat.
Infantino është munduar t’i tregojë se duhet të largohet, por ndërkohë është kthyer dhe ka qëndruar me Trumpin në skenën që ishte për lojtarët e Chelseat. Kapiteni i Chelseat Recee James mbeti i befasuar me veprimin e Trumpit, e sidomos Cole Palmer.
Për këtë episod vazhdon të ketë shumë komente në rrjetet sociale.
VIDEO: