Giuliano Simeone, i biri i trajnerit të Atletico Madridit, Diego Simeone, ka shënuar gol të dielën në fitoren ndaj Las Palmasit.
Atletico e mposhti Las Palmasin me rezultatin 2:0 në kuadër të xhiros së 12-të të La Ligas. Simeone realizoi për 1:0 në minutën e 37-të me asistimin e Nahuel Molinas.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPër 2:0 shënoi Alexander Sorloth në minutën e 84-t.
Për Simeonen ky ishte goli i parë në fanellën e klubit spanjoll. Adnan Januzaj i mungoi Las Palmasit për shkak të lëndimit.
Atletico ka 23 pikë dhe renditet në pozitën e tretë në tabelë.
Las Palmas ka nëntë pikë dhe është në vendin e 18-të.