Shqipëria U21 do të luajë miqësore me Slloveninë dhe Italinë në kuadër të përgatitjeve për Evropianin e vitit të ardhshëm që organizohet në Shqipëri dhe Serbi. Ndeshja miqësore me Slloveninë është më 5 qershor, kurse me Italinë më 8 qershor. Të dy ndeshjet janë në udhëtim.
Për herë të parë është ftuar Blerton Isufi, që bënë karrierë te Molde në Norvegji.
Por te Shpresat kuqezi janë edhe disa lojtarë nga Kosova si Etnik Brruti, Elmedin Rama, Benjamin Dibrani, Enes Osmani.