Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Disa ditë pushim për Donnarumman

Gianluigi Donnaruma

Gianluigi Donnarumma është takuar me mbrojtësin e Monacos, Ëilfried Singo, pas lëndimit të rëndë që portieri i Paris Saint-Germainit e pësoi në fytyrë të mërkurën mbrëma. 

Portieri italian është në shtëpi dhe ndihet mirë. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Donnarumma e la fushën në minutën e 22-të në fitoren 4:2 të PSG-së ndaj Monacos në Ligue 1 të Francës.  Ish-mbrojtësi i Torinos, Singo, pa qëllim e goditi në fytyrë me këpucë portierin shtatlartë të parisienëve.

Në një video të postuar në platformën “X”, shihet se Singo i ka kërkuar falje Donnarummas, pas përfundimit të ndeshjes. 

“Gjithçka është në rregull, mos u bëj merak”, i ka thënë Donnarumma mbrojtësit të Monacos. 

PSG-ja të enjten njoftoi se Donnarumma do t’i ketë disa ditë pushim.