Futboll

Dinamo fiton derbin dhe ngjitet në krye të tabelës

Dinamo Zagreb

Dinamo e Zagrebit e ka fituar derbin e madh kroat ndaj Hajdukut të Splitit. 

Dinamo të shtunën pasdite e mposhti në udhëtim Hajdukun me rezultatin 3:1 në ndeshjen që i takoi javës së 33-të. 

Dinamo me këtë fitore është bërë lider i kampionatit kroat me 58 pikë. 

Dy pikë më pak i ka Rijeka në vendin e dytë. Por Rijeka e ka edhe një ndeshja më pak të zhvilluar. Të dielën nga ora 18:15 e pret Goricën dhe në rast të fitores kthehet sërish në krye të tabelës. 

Po ashtu edhe Hajduku i ka 56 pikë dhe renditet në pozitën e tretë. 

Ronael Pierre-Gabriel e kaloi në epërsi Dinamon në minutën e 51-të. Pesë minuta më pas, vendësit i barazuan shifrat me golin që e realizoi Marko Livaja. 

Sandro Kulenoviq e realizoi golin e epërsisë për 2:1 në minutën e 64-t. 

Golin e fundit e realizoi Petar Suçiq në minutën e 12-të shtesë. 

Te Dinamo nga minuta e 69-të u paraqit sulmuesi i Shqipërisë, Arbër Hoxha ndërsa për shkak të lëndimit mungoi mesfushori Arijan Ademi. 

Pak orë para se të fillonte ndeshja ka pasur përleshje të madhe mes dy tifozërive. 

Ministria e Brendshme e Kroacisë ka bërë të ditur se më shumë se 100 persona janë ndaluar.