Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Dinamo e Zagrebit luan me Genkun në plejofin e Ligës së Evropës

Liga e Evropes

Të premten në Nyon të Zvicrës është tërhequr shorti i plejofit të fazës nokaut në Ligën e Evropës, që është niveli i dytë i garave kontinentale. 

Dinamo e Zagrebit do të përballet me Genkun belg. Ndërkohë prej ndeshjeve më interesante pritet të jenë ato ndërmjet Fenerbahçes dhe Nottingham Forestit dhe Celticut me Stuttgartin.  

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Çiftet tjera të plejofit janë Ludogorets – Ferencvarosh, Brann – Bologna, Panathinaikos – Viktoria Plzen, PAOK – Celta dhe Lille – Cërvena Zvezda. 

Ndeshjet e para luhen më 19 shkurt, kurse ato kthyese një javë më pas.